“Të gjithë e dimë se sprovat kërkojnë durim!” kreu i KMSH apel shqiptarëve: Jemi të obliguar të mbrojmë shenjtërinë e jetës

Mos i humb

SHBA kërkon personel mjekësor nga jashtë në luftën kundër COVID-19

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar të enjten në mbrëmje se po kërkon të punësojë staf mjekësor ndërkombëtar për të trajtuar numrin...

Francë, mbërrijnë tonelata ndihma mjekësore nga Kina

Një aeroplan mallrash nga Kina zbarkoi në Aeroportin "Charles de Gaulle" të dielën vonë, duke transportuar 100 tonë pajisje mjekësore për të...

Maqedoni e Veriut, rritet në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se Klinikën për sëmundje infektive nga koronavirusi i ri (Covid-19) kanë...

Numri i rasteve me COVID-19 në gjithë botën shkon në mbi 700 mijë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 700 mijë, (AA). Gjithsej...

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu u ka dërguar sot një mesazh të gjithë shqitarëve.

“Durimi është cilësi e besimit tonë! Më të sprovuarit ndër njerëzit kanë qenë profetët e Zotit. Ata i kanë kaluar me sukses sprovat e tyre të vështira. Edhe ne na këshillon Zoti që të ndjekim shembullin e tyre. Ne nuk jemi vetëm në këto ditë të “jashtëzakonshme” që po kalojmë. Në këto ditë, përveç zbatimit me përpikmëri të rregullave që na porositin mjekët, unë ju lutem që t’i përdorim edhe për të përfituar shpirtërisht prej tyre me lutje dhe durim.”- shprehet kreu i KMSH, Bujar Spahiu.

Mesazhi i plotë:

Motra dhe vëllezër, ashtu si e gjithë bota, edhe vendi ynë, është duke kaluar një sprovë ditët e fundit për shkak të virusit COVID-19! Të gjithë e dimë se sprovat kërkojnë durim!

Durimi është cilësi e besimit tonë! Më të sprovuarit ndër njerëzit kanë qenë profetët e Zotit. Ata i kanë kaluar me sukses sprovat e tyre të vështira. Edhe ne na këshillon Zoti që të ndjekim shembullin e tyre. Ne nuk jemi vetëm në këto ditë të “jashtëzakonshme” që po kalojmë. Në këto ditë, përveç zbatimit me përpikmëri të rregullave që na porositin mjekët, unë ju lutem që t’i përdorim edhe për të përfituar shpirtërisht prej tyre me lutje dhe durim.

Jeta e çdo njeriu është e shenjtë dhe ne jemi të obliguar të mbrojmë shenjtërinë e jetës si një amanet i dhënë nga Zoti. Ky virus nuk përhapet vetvetiu, por jemi ne që e përhapim me kontaktet që kemi me njëri-tjetrin në rrugë apo në ambiente të ndryshme. Fatkeqësisht mënyra e vetme për ta parandaluar, sipas ekspertëve të mjekësisë është qëndrimi në shtëpi, duke respektuar udhëzimet e autoriteteve, me shpresë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Natyrisht kjo situatë e jashtëzakonshme ka nevojë edhe për një solidarizim të jashtëzakonshëm me të gjithë njerëzit në nevojë, duke filluar nga njerëzit tanë më të afërm, komshinjtë dhe më gjerë. Ta shprehim dashurinë për prindërit tanë dhe të afërmit e moshuar, duke u shërbyer atyre dhe duke u plotësuar të gjitha nevojat pa patur nevojë që të dalin nga banesat e tyre.

Duke falënderuar të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në frontin e parë të kësaj beteje për punën dhe sakrificën e tyre, lusim Zotin për shërim sa më të shpejtë për gjithë të sëmurët! E lusim Zotin të na bëjë solidarë dhe të dashur me njëri-tjetrin në këto ditë! E lusim Zotin që kjo situatë të kalojë sa më shpejt!

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, në shumë raste kalon pa shfaqur simptoma. Por në një pjesë të mirë...

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme me sodë bikarbonati

Me ndihmën e udhëzimeve do të gatuani pogaçe të shkëlqyeshme të cilën familjarët tuaj do ta adhurojnëPër të dalë pogaçja e mirë,...

Asnjë i burgosur në Burgun e Mitrovicës nuk është me koronavirus

Departamenti Shëndetësor i Burgjeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë njofton se asnjë i burgosur nuk është i prekur me COVID-19.

Qeveria emëron bordet e disa ndërmarrjeve publike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja...

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19),...