Të hënën në Beograd protestë popullore në kundërshtim të “dhënies së Kosovës”

Mos i humb

Partia Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës, kanë bërë thirrje për protestë gjithëpopullore të hënën në Beograd 18 shkurt, për parandaluar përpjekjet e institucioneve për “tradhtinë e madhe” për “ndarjen e Serbisë”.

Anëtari i Këshillit Politik të DSS, Caslav Koprivica, ka thënë se qytetarët në Serbi e kundërshtojnë fuqishëm dhënien e Kosovës mbi idenë e ashtuquajtur demarkacion.

Frika e dhënies së Kosovës, ka nxitë reagimet e qytetarëve dhe kjo do të kundërshtohet përmes protestës.

Siç kanë bërë të ditur, përfaqësuesit e PDS-së së Serbisë, protesta do të mbahet në qendër të Beogradit në Sheshin Nikolla Pashiq, për të marshuar kështu deri tek presidenca ku edhe do të mbahen fjalimet.

Anëtari i Këshillit Politik të DSS, Caslav Koprivica, vuri në dukje se hulumtimet tregojnë se qytetarët më së shumti kundërshtojnë dorëzimin e Kosovës dhe shtoi se organizatorët e protestës duan t’i lansojnë ata nga “kundërshtimi pasiv në të ashtuquajturin demarkacionin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit