Të mbijetosh nga kanceri, gratë që e fituan betejën: Bëni kontrolle mjekësore

Mos i humb

“U operova, u trajtova me kimioterapi dhe shpëtova”. Ky është mesazhi i një nënë, e cila kur u diagnostikua me kancer gjiri mendoi menjëherë vdekjen, por në fakt, ajo sot u jep kurajë të gjithë grave të prekura, por edhe çdo gruaje apo vajze që të kryejë kontrollet e gjirit.

Kjo sëmundje ka një tendencë të rritur në vendin tonë. Vetëm në 9 muaj të parë të këtij viti janë diagnostikuar 519 raste të reja.

“Është ulur stadi i kapjes së kësaj sëmundje. Nuk vijnë më në stade të avancuara”, shprehet Dhurata Tarifa.

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit ndaj mjekët u bëjnë thirrje grave dhe vajzave të ndërgjegjësohen për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Gjatë muajit tetor, shërbimi i mamografisë do të jetë falas, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00, të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale, ku ofrohet ky shërbim./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit