Të mirat që i ndodhin trupit kur merrni magnez çdo ditë!

Mos i humb

Magnezi është tejet i rëndësishëm për trupin tonë, pasi përfshihet në më shumë se 300 reaksione bio-kimike dhe është esencial për prodhimin e energjisë qelizore.

Veç kësaj, ky mineral është komponent bazë për materialet e eshtrave, për ADN-në, është vital për rregullimin e sheqerit në gjak, funksionin nervor, etj.

Ekspertë të shumtë shëndetësorë e quajnë magnezin “mineral i mrekullive”, dhe këto janë disa prej përfitimeve shëndetësore që i keni nëse e konsumoni rregullisht.

Magnezi e promovon komunikimin qelizor
Në mënyrë që ta mirëmbajmë shëndetin, qelizat trupore duhet të komunikojnë me qelizat përreth, ndërkaq magnezi është i domosdoshëm për këtë proces.

I relakson muskujt
Magnezi është relaksuesi më i fuqishëm natyral i muskujve që ekziston dhe shpeshherë përdoret nga doktorët për trajtimin e kapsllëkut para ndërhyrjeve kirurgjike, te femrat para lindjes, etj.

E mpreh trurin
Magnezi luan rol esencial edhe në funksionet në zonat e shëndetit të trurit dhe kognitivitetit. Magnezi i relakson muskujt, gjë e cila e mundëson qarkullimin e gjakut në tru, i zvogëlon nivelet e kortizolit, i forcon aftësitë kognitive, aftësitë e mësimit dhe memorien.

Magnezi e normalizon gjumin
Magnezi ndikon në melatoninë, hormon i cili e rregullon gjumin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit