Të mirat shëndetësore të Mangos

Mos i humb

Mangot kanë një shije aq të mirë, sa njerëzit harrojnë se ato janë gjithashtu edhe të shëndetshme! Më poshtë ju sjellim disa nga përfitimet shëndetësore të “mbretit të frutave”:

Parandalon kancerin – Hulumtimet kanë treguar se përbërësit antioksidues të gjetura në mango kanë efekt mbrojtës kundër kancerit të zorrës së trashë, gjirit, leukemisë dhe të prostatës. Në këta përbërës bëjnë pjesë: quercetin, isoquercitrin, astragalin, fisetin, acid gallik dhe methylgallat, si dhe enzimat e bollshme.

Zvogëlon kolesterolin – Nivelet e larta të fibrave, pektinës dhe vitaminës C ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në serum, veçanërisht lipoproteinën (LDL), i njohur si kolesteroli i keq.

Pastron lëkurën – Mango është i treguar i dobishëm për lëkurën, ashtu që ndihmon në hapjen e poreve të mbyllura dhe eliminimin e puçrrave.

Përmirëson shëndetin e syve – Një filxhan mango i prerë përmbush 25 për qind të vlerës së nevojshme ditore për vitaminën A, e cila na ndihmon të kemi shikim të mirë, parandalon verbërinë e natës dhe syrin e thatë.

Alkalizon gjithë trupin – Acidi tartarik, acid malik dhe acidit citrik të gjetur në frut ndihmojnë në ruajtjen e rezervave të alkaleve në trup.

Mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit – Mango mund të ndihmojë në normalizimin e nivelit të insulinës në gjak. Gjethet e mangos përdoren edhe si ilaç i mjekësisë tradicionale, ashtu që fillimisht zihen, pastaj lihen gjatë natës dhe pasi të kullohet mund të pihet në mëngjes. Fruti i mangos gjithashtu ka një indeks glikemik relativisht të ulët (41-60) kështuqë përdorimi i tyre në sasi të moderuar nuk do të ngrisë nivelet e sheqerit tuaj.

Përmirëson tretjen – Papaja nuk është e vetmja frutë që përmban enzime për zbërthimin e proteinave. Ka edhe disa fruta, duke përfshirë mangon, të cilat kanë këtë cilësi të shëndetshme. Fibra në mango gjithashtu ndihmojnë tretjen dhe eliminimin.

Ndihmon në raste të goditjes nga nxehtësia – Përgatitja e lëngut nga fruti i mangos së gjelbër dhe përzierja me ujë dhe sheqer diabetik ndihmon për të ftohur trupin dhe për të parandaluar dëmtimin nga mbinxehja e trupit.

Ndihmon në mbrojtjen e imunitetit – Ky frut ekzotik është burim i mirë i vitaminave A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t’u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme, pa pasur nevojë të përdorim ilaçe. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit