Të moshurit në Finlandë: ndihmë, na mbyti vetmia!

Mos i humb

 

Autoritetet në qytetin finlandez të Kuusamos kanë nisur një fushatë ku fëmijët nxiten që të ndihmojnë njerëzit e moshuar në përgatitjet e festave të fundvitit.

Është kjo një inisiativë që ka për qëllim zbutjen e ankthit të vetmisë për njerëz në zgrip të moshës.

Autoritetet e qytetit kanë thënë se në këtë mënyrë duan të jenë pranë bashkëqytetarëve në moshë të thyer, të cilët mund të ndihen të vetmuar në atmosferën e festave.

Inisiativa nisi pasi rreth 150 pensionistë i dërguan letra autoriteteve të qytetit me dëshirën për ndihmë në kremtimin e festave.

Sipas mediave lokale, një numër i madh fëmijësh që marrin pjesë në veprim vizitojnë të moshuarit të cilët i ndihmojnë në gatim, pastrimin e shtëpive, në zbukurimin e ndonjë bredhi etj.

Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 500 mijë deri në 1 milion njerëz të moshuar në Finlandë ballafaqohen me vetminë, që sipas disa hulumtimeve, përbën një kërcënim për shëndetin mental e fizik bashkë të njeriut. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit