“Të nderohet me 1 minutë heshtje një ish i dënuar për krime lufte , kjo nuk do koment”

Mos i humb

Zv/ministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, iu duk e panevojshme që Qeveria nisi mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nderim të Oliver Ivanoviçit, të vrarë të martën në Veri të Mitrovicës. Sipas Kocit, nuk kishte pse të nderohej nga Qeveria e Kosovës një i dënuar për krime lufte.

Të pabesueshme dhe të turpshme e ka quajtur zëvendësministri Koci nderimin që iu politikanit serb Oliver Ivanoviç, që u vra të martën para selisë së tij në Veri të Mitrovicës.

Sipas Kocit, Qeveria, pjesë e së cilës është edhe vetë, me dënimin e vrasjes së Ivanoviçit ka kryer punën e saj në lidhje me këtë rast, prandaj ceremonitë e mëtutjeshme nuk ishin të nevojshme.

“Qeveria do duhej ta dënonte vrasjen e tij siç edhe ka bërë, por të nderohet me një minut heshtjte një ish i dënuar për krime lufte dhe i kthyer në rigjykim, kjo nuk do koment”, ka shkruar Koci në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit