Të papunët mbi 55 vjeç të mos shndërrohen në raste sociale

Mos i humb

Konferenca Zvicerane për Ndihma Sociale (SKOS) ka prezantuar një propozim interesant, që sipas saj, çon në zgjidhjen e problemit të personave mbi 55 vjeçarë që mbeten të papunë. Sipas këtij propozimi, ata që janë të papunë dhe kanë mbushur 55 e më shumë vjet, nuk duhet të nxirren nga listat e sigurimit të papunësisë dhe të mos përjashtohen nga tregu i punës, gjegjësisht të mos futen në kategorinë e atyre që marrin ndihma sociale.

Personat mbi 55 vjeçarë e kanë veçanërisht të vështirë të gjejnë sërish një vend pune, thotë SKOS, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ata janë mbimestarisht gjatë të papunë dhe në këtë mënyrë nxirren nga lista e përfituesve të fondit për ata që kërkojnë punë. Kështu ata do të mbaheshin në këtë fond deri ta arrijnë moshën e pensionimit.

Ky rregull do të vlente për personat që kanë punuar më së paku 20 vjet dhe që janë të paraqitur në entin për ndërmjetësim të punës (RAV).

Numri i mbi 55 vjeçarëve që marrin ndihma sociale, nga viti 2010 është rritur për më shumë se 50 për qind. Ky zhvillim ka shtyrë SKOS-in të bëjë propozimin në fjalë, që sipas përfaqësuesve të tij, nuk kërkon shtim të shpenzimeve për t`u realizuar./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit