Të pezmatuar, mjekët rusë ngrenë dyshime mbi shifrat zyrtare të Covid-19

Mos i humb

Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kurse javën e kaluar, ai nënshkroi dekrete për të nderuar mjekët me medalje të veçanta për përpjekjet e tyre kundër koronavirusit.

Megjithatë, shumë mjekë rusë kanë shprehur zhgënjim për një vlerësim të ulët të sakrificave të tyre, dhe shprehin zemërim me qeverisjen, e cila thonë se po i lë në baltë ata dhe pacientët e tyre.

Ata gjithashtu vënë në dyshim shifrat zyrtare që qeveria ka paraqitur për rastet e reja të infeksionit dhe numrin e viktimave nga COVID-19.

Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar për mungesë të paisjeve mbrojtëse dhe për masat e pakta të sigurisë që po vërehen në spitale.

Sipas shifrave zyrtare deri tani në Rusia janë regjistruar 647 mijë raste infeksioni për një total viktimash prej 9306

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit