Të rinj kosovarë, dëshirë për t’u bërë policë pa mik

Mos i humb

Të rinjtë kosovarë kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për t’u bërë pjesë e policisë në konkursin që ky institucion ka hapur para ca ditësh.

Por ata kanë një lutje: që procesi i përzgjedhjes të shkojë “pa mik”, siç ndodh rëndom në konkurset që hapet nga shteti, ku koha ka treguar se më shumë janë formalitet pasi militantët e partive rehatohen muaj më parë.

I riu Faton Namani nga Lipjani ka treguar se nga dëshira e madhe për të qenë pjesëtarë i policisë, i ka filluar përgatitjet fizike qysh para tre muajsh, ndërsa ka theksuar se është e rëndësishme që ky proces të shkojë konform rregullave.

“Më pëlqen profesioni, më pëlqen me qenë polic… Që nuk shkon me të njofshëm është shumë më mirë edhe për neve”,ka deklaruar ai për “KosovaPress”.

Edhe i riu Dardan Olluri, i cili njëjtë sikur parafolësi, kishte ardhur nga Lipjani për të dorëzuar aplikacionin në Prishtinë, ka shprehur entuziazmin e tij për të qenë polic i Kosovës.

“Paj, dëshira si i vogël ka qenë një prej ëndrrave të mija dhe shpresoj që ka me kalu mirë… Jemi shtet institucional, besoj që ka për të shkuar fer. I kemi të gjithë të drejtat e barabarta, tash ta shohim se çfarë do të bëhet”, ka pohuar ai.

Konkursi për policë të rinj në polici përfundon më 10 maj. E nga ky konkurs kanë mbetur të papërfshirë 29 mijë e 816 maturantët e këtij viti, të cilët përfundojnë mësimin 5 ditë pas mbylljes së konkursit për policë të rinj. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit