Të rrezikuar nga katastrofat; Kreu i emergjencave: Bashkitë të ngrenë strukturat

Mos i humb

Shqipëria është vendi i parë në Europë më i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.

“Shqipëria në vëmendje të institucioneve ndërkombëtare më prestigjioze është shteti i parë në Europë, prej 6 vitesh rajoni më i rrezikuar nga fatkeqësitë e natyrës, çka do të thotë që kërcënueshmëria dhe risku janë shumë të larta, vëmendja e drejtuesve të pushtetit vendor e qendror duhet të jetë shumë e lartë”, u shpreh Shemsi Premçi, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile.

Premçi vërejti se shumica e bashkive në vend nuk kanë zbatuar VKM 965 sipas të cilit bashkitë duhet të ngrenë strukturat e emergjencave në nivel bashkie.

“Ne kemi konstatuar me keqardhje se pjesa më e madhe e bashkive nuk e kanë zbatuar këtë vendim të qeverisë për ta ngritur këtë strukturë me punonjës kompetencë dhe profesionistë në fushat e përgjegjësive”, tha ai.

Pavarësisht përcaktimit ligjor, drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile u kërkoi Bashkive të parashikojnë në buxhet maksimumin e lejuar të fondit për emergjencat civile.

“keni detyrim ligjor nga 0-3%, nëse ti mendon që s’ke emergjenca planifikoje 0 por mos bërtit kur nuk ke fonde. Pra ke mundësitë ligjore për të planifikuar 3%, ke mundësitë për të devijuar këto fonde nëse nuk i përdor. Me ligjin e prokurimeve publike, këto fonde janë të përjashtuara nga prokurimet, çka mundtë përdoren në mënyrën më të shpejtë të mundshme, pra nuk duhen 45 ditë për të krijuar procedurën e prokurimit publik”, tha Premçi.

Deklaratat Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile i bëri gjatë një mbledhje me shtabin e emergjencave civile në prefekturën e Elbasanit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit