Të shfrysh zemërimin në një bodrum! Në Jemen kjo quhet terapi!

Mos i humb

Në një ambient bodrumi në Aman të Jemenit, një grup i vogël i vogël i burrave shihen duke goditur me sëpatë dhe çekiç një televizor të vjetër. Në radhë për tu goditur janë edhe një kompjutert, një printer, dhe mjete të tjera automatike.

Pak më tej shihet edhe një makinë, xhami i së cilës po bëhej copë-copë nga burrat në fjalë.

Bodrumi ka edhe një emër: “Dhomat e sëpatave të tërbuara”. Aty njerëzit mund ta shfryejnë zemërimin duke shkatërruar gjëra të vjetra si dhe duke përplasur përtoke pjata dhe gota.

“Shumë thjeshtë, ky është një vend për të thyer gjëra dhe për t’u shfryrë,” thotë themeluesi i këtij budrumi, Ala’din Atari.

“Është një vend që njerëzit vijnë në kërkim të përvojave të reja… hyjnë në një dhomë ku ka shumë gjëra që mund t’i shkatërrojnë.”

Përdoruesit e “dhunës së konrtolluar” thonë se kjo u shërben si terapi. “Ndjehem sikur e gjithë e energjia e keqë më doli jashtë,” thotë një 23 vjeçare e cila përplasë pjatat në drejtim të murit.

Në këtë bodrum kalojnë kohë rreth 10 persona në ditë, ndërsa ka shumë raste kur aty hyjnë çifte në dhoma të ndara.

Në dhomën e “sëpatave të tërbuara”, eksperienca kushton 17 dollarë, ndërsa klientët vendosin kostume dhe helmeta mbrojtëse. Mbi objektet e “dhunuara”, me shkumës shkruhen emra të ndryshëm. Listën e kryesojnë subjeket si “ish e dashura dhe shefi”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit