Të verbrit nuk punësohen, 300 ndoqën edhe studimet e larta

Mos i humb

Të paktën 300 studentë të verbër kanë përfunduar studimet e larta vitet e fundit, por ende nuk janë të punësuar. Jonid Ferhati, kryetari i forumit rinor kombëtar të të verbërve thotë se kjo kategori nuk gëzon privilegjin për t’u punësuar, ndonëse për ta ekziston një ligj i veçantë.

“Për sa i për ketë punësimit është e vështirë për mos të thënë e pamundur. Ligji është shumë i mirë pasi detyron çdo kompani private apo qoftë institucionet shtetërore që në 25 të punësuar një të jetë me aftësi të kufizuar. Ky ligj nuk është që zbatohet”, u shpreh Jonid Ferhati – Kryetari i Forumit Rinor të të Verbërve.

Vështirësitë për studentët e verbër nis që nga universitetit. Sipas Ferhatit ministria e arsimit ka bërë ndryshime të menjëhershme në kuatat e regjistrimeve dhe mesatare duke ndikuar në uljen numrit të studentëve.

“Një student i verbër nuk merr sot nga shteti apo nga universiteti as librat asnjë gjë. Ne na ka rënë numri i studentëve të rinj. Dikur kanë qenë 40 deri në 60 studentë që vazhdonin studimet e larta. Ndërsa sot ka rënë numri frikshëm në 4 deri në 6 veta në vit”, thotë Ferhati – Kryetari I Forumit Rinor Të Të Verbërve.

Shoqata e të verbërve të Shqipërisë kërkon që bizneset private dhe institucionet shtetërore të kontribuojnë punësimin e të rinjve.

“Pretendojmë dhe duam që të zbatohet ligji. Nëse i takon me ligj dhe nuk është i aftë as ne nuk duam të punësohen po ka shumë persona me aftësi të kufizuar, sigurisht edhe të verbër që janë të aftë për punë dhe duhet të punojnë”, thotë Ferhati.

Në Shqipëri janë rreth 1500 të verbër mbi moshën 18 vjeç të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e larta apo janë në proces. Por pengesa më e madhe për ta mbetet punësimi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit