TEA Co, miliona dollarë dëme ndaj Bankers Petroleum

Mos i humb

Manastirliu: Po iu përmbahemi protokolleve të përcaktuara për ndjekjen e pacientëve

Tiranë, 6 Gusht – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytet, ku deklaroi se mjekët e familjes...

Mjekët italianë mbërrijnë te Spitali Infektiv, do të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit

Shtatë mjekë e infermierë italianë kanë ardhur vendin tonë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ata janë parë...

Palmer: SHBA duan një marrëveshje gjithëpërfshirëse në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer shprehet entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bisedë me portalin...

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Arjan Baci është administratori i caktuar shtetëror i pasurive të sekuestruara të biznesmenit dhe aksionerit Ylli Ndroqi. Mësohet se Baci do të...

Bankers ngre padi kundër Tea Co. Kompania, e cila ishte në pronësi të vëllait të ish-Drejtorit, Leonidha Cobo, gjeneroi mbi 45 milion USD të ardhura si nënkontraktues i Bankers.

Bankers Petroleum Albania ka dorezuar në Shkallën e Parë të Gjykatës Fieri padinë kundër TEA CO shpk, e cila ka qenë nënkontraktore e kompanisë për më shumë se 15 vjet, por ishte në pronësi të familjarëve të ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Leonidha Cobo.

Kjo kompani, e cila është themeluar nga vëllai dhe kunata e tij (gruaja e vëllait) hyri në një marrëveshje me Bankers në 2005 për shërbimet e transportit me automjete- lloji bot dhe kryente aktivitet nën ndikimin e vazhdueshëm të Leonidha Cobo.

Për vite me radhë, TEA Co arriti të bëhet një nga nën-kontraktorët më të mëdhenj të Bankers, pasi ish-Drejtori, Cobo në një konflikt të hapur interesi dhe në kundërshtim me ligjin dhe politikat e kompanisë, nënshkroi amendime në favor të kësaj kompanie, duke e ftuar atë të marrë pjesë në tenderë si dhe duke krijuar detyrime “të rreme” për Bankers ndaj TEA.
Kjo kompani gjeneroi 45 milionë dollarë të ardhura gjatë 15 viteve aktivitet me Bankers Petroleum Albania.

Në këtë mënyrë, Z.Cobo dëmtoi integritetin e Bankers duke treguar mungesë përgjegjësie, duke abuzuar me vendimmarrjen e tij dhe duke krijuar kushte për të para-zgjedhur furnizuesin. Ky furnizues në të njëjtën kohë është segment i kompanive zinxhir, pjesë e interesit personal të Z. Cobo.

Skema “e përdorur”

Për të fshehur lidhjen me vëllain e tij, 50% të aksioneve iu shitën një personi të afërt me zotin Cobo, ndërsa në fakt ai kishte kontrollin e plotë të kompanisë dhe po administronte veprimtarinë e saj.
Por si Tea CO ashtu edhe Leonidha Cobo injoruan detyrimet ligjore, shmangën kushtet kontraktuale që kishin me Bankers duke ndikuar në prosperitetin e kompanisë dhe duke kryer mashtrime.

Raportohet se kompania në pronësi të familjes së tij “përdori” koncesionarin e naftës për të gjeneruar shuma të konsiderueshme pagese ndër vite, gjë që reflektohet në rritjen e të ardhurave të TEA CO pas hyrjes në marrëveshje me Bankers në 2005.
Përmes marrëveshjeve të paligjshme me Bankers, TEA CO mori pagesa të vazhdueshme dhe gjeneroi 45 milion dollarë të ardhura gjatë viteve kontraktuale me Bankers, megjithëse nuk kishte kapacitetet e duhura për të kryer punën, dhe për t’iu përgjigjur volumeve te punës.
Raportohet gjithashtu se Tea Co transferoi drejtpërdrejt pagesa tek anëtarë të familjes së z.Cobo, gjë që tregon qartë lidhjen e drejtpërdrejtë financiare ndërmjet tij dhe kësaj kompanie.

Ish-Drejtori i Bankers, Leonidha Cobo është i përfshirë në shumë skandale kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me mashtrimet, ryshfet dhe korrupsion dhe autoritetet po hetojnë për çështjet si në Shqipëri ashtu edhe në vendet e huaja.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...