Teknologjia në zgjedhje; Çuçi: Projekt-pilot për votimet e 2019-s

Mos i humb

Emigrantët shqiptarë nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2019 por do të duhet të presin zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Bledi Çuçi, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, thotë se për këtë është rënë dakord edhe me opozitën.

“Po diskutojmë për të gjetur një model të përshtatshëm, ky model do të aplikohet vetëm për zgjedhjet e përgjithshme, pasi zgjedhjet vendore lidhen me banorët që jetojnë në një Bashki të caktuar”, u shpreh Bledi Çuçi.

Votimi elektronik është një tjetër temë e rëndësishme e kësaj reforme, që kërkohet me insistim nga opozita. Por ndërsa demokratët flasin për votim elektronik, Bledi Çuçi zgjedh terma më të kujdesshëm si “përdorim i elektronikës”.

“Nëse do te përdorim elektronikën, atëherë duhet të bëjmë një votim pilot në disa bashki, për këtë kemi rënë dakord edhe me opozitën”, u shpreh Çuçi.

Depolitizimi i komisioneve zgjedhore kërkohet nga OSBE/ODIHR, por për këtë duket se palët ende nuk kanë consensus.

“PS është gati që të eci me depolitizim të plotë”, thotë Çuçi.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është fare temë diskutimi, për sa kohë partitë kryesore nuk janë të interesuara./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit