Teknologjia që nuk mbron. Studimi britanik: Ja makinat që vidhen më lehtë

Mos i humb

Hajdutet e makinave po përdorin teknologji të reja për të vjedhur disa modele automjetesh tepër popullore.

Sipas BBC në Britaninë e Madhe ata thyejnë më lehtësi 5 modelet më të shitura të automjeteve ndër të cilat ato që ka prodhuar Ford, Volkswagen, dhe Nissan.

Me anë të një pajisjeje që dërgon sinjal te çelësi elektronik i automjetit që i zoti i makinës e mban në shtëpi, hajduti mund të hapë mjetin e parkuar në rrugë.

Në Britaninë e Madhe janë kryer disa teste pasi u vu re një rritje e rasteve të vjedhjes së makinave që kishte pësuar rënie që prej viteve 90. Ekspertët fajësojnë teknologjinë e hapjes së makinave pa çelës për këtë edhe pse në industrinë e automobilave prodhuesit flasin për siguri të lartë kundër vjedhjes së mjeteve që prodhojnë.

Megjithatë shkruan BBC, përdoruesit e makinave mund të bëjnë disa veprime të thjeshta për shkurajuar hajdutët, si të mbyllin makinat në garazh, apo të përdorin pajisje për bllokimin e timonit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit