Vetëm pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Francës dhe Britanisë së Madhe, bombarduan Sirinë, marrëdhëniet me Rusinë mbeten ende të tendosura.
Në përpjekje për të sheshuar mosmarrëveshjet, të enjten është mbajtur edhe një takim i pazakontë mes Shefit të Shtabit të përgjithshëm rus dhe komandanti suprem i NATO-s.
Gjenerali amerikan Curtis Scaparrotti dhe ai rus Valery Gerasimov u takuan në Baku të Azerbaixhanit, ndërsa diskutuan se si të shmangin incidentet ushtarake që mund të çojnë në luftë.
NATO dhe Ministria ruse e Mbrojtjes bënë me dije se dy oficerët e lartë diskutuan për stërvitjet ushtarake dhe lëvizjet e trupave përkatëse, në vendet baltike dhe në lindje të Europës, që të dyja palët i konsiderojnë si kërcënuese.
Top Channel