Tentativa e grabitjes, Arben Muça: Nuk mbaj mend gjë, jam i shokuar

Mos i humb

Nuk mbaj mend asgjë për ngjarjen, dhe jam i shokuar. Kështu ka deklaruar nga spitali i Fierit Arben Muça, një prej autorëve të tentativës së grabitjes së banesës së Minella Muçës.

Atij i është caktuar avokat kryesisht Ardjan Abazi, dhe prokurori Çlirim Sino ka kërkuar masë sigurie arrest me burg, e miratuar nga gjyqtarja Igerta Hysi.

35-vjeçari Muça ndodhet në spitalin e Fierit pasi mbeti i plagosur nga policia gjatë tentativës së grabitjes, rreth orës 03.00 të mëngjesit të së premtes.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë Xhuljano Sollaku, 20 vjeç.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit