“Tërhiqja e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore është shkelje e diplomacisë”

Mos i humb

 

 

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, tha se SHBA-të kanë injoruar moralin e marrëveshjes ndërkombëtare me vendimin për tërheqje nga marrëveshja bërthamore.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit të tij me homologun nga Sri Lanka, Maithripala Sirisena, me të cilin u takua në pallatin Sadabat në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

“Tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore, nënkupton shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare, të politikës, diplomacisë dhe moralit”, tha Ruhani në lidhje me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin.

Ai shtoi se në rast se 5 shtetet e tjera pjesë e marrëveshjes vazhdojnë të përmbushin premtimet e tyre, marrëveshja për programin bërthamor do të vazhdojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit