Tërmet në Indonezi, vdesin disa persona

Mos i humb

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti me magnitudë prej 6,8 ballësh që ndodhi dje në ishullin Java të Indonezisë.

Zëdhënësi i Agjencisë nacionale për menaxhim me katastrofa (BNPB), Agus Wibowo, tregoi se katër persona kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë plagosur, përderisa iknin në zona të sigurta.

Ai tregoi se mbi 220 ndërtesa janë dëmtuar në rajon, ndërsa qindra persona të vendosur në strehimore të përkohshme tashmë janë kthyer në shtëpi.

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit është 151 kilometra në jugperëndim të krahinës Banten, ndërsa është me magnitudë prej 6,8 ballësh, në thellësi prej 42,8 kilometra.

Paralajmërimi për cunami i vendosur menjëherë pas tërmetit ishte hequr pas një kohe të shkurtër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit