Tërmet prej 5.9 ballësh godet Iranin

Mos i humb

 

 

Një tërmet prej 5.9 ballësh sipas Rihterit ka goditur qytetin Kaki të provincës Bushehr në Iran.

Sipas një njoftimi nga Qendra Sizmologjike pranë Institutit Gjeofizik në Universitetin e Teheranit, tërmeti me epiqendër në Kaki ka ndodhur në orën 6:34 sipas kohës lokale me thellësi 18 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Autoritetet e vendit ende nuk kanë dalë me deklarata në lidhje me një numër të mundshëm të personave të vdekur ose të plagosur.

Provinca Bushehr e cila gjendet në afërsi të Gjirit Persik është vendi ku gjendet centrali i vetëm bërthamor i Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit