Tërmeti/ Meta zbulon katër kërkesat për Ramën: Filloni sa më parë punën, duhet një Hartë e re Fizike e Riskut

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta zbulon katër kërkesat që i ka drejtuar qeverisë pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së pari, Kreu i Shtetit i ka kërkuar Ramës të nisin menjëherë punën “për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë”.

Mesazhi i Metës:

Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

– Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;

– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit