Tërmeti trondit vendin/ Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës

Mos i humb

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë që ka tronditur kryeqytetin dhe Shqipërinë, ka bërë që autoritetet të reagojnë për situatën.

Sot është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës, me qëllim ndihmën ndaj banorëve në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj në fjalën e tij në Këshillin Bashkiak deklaroi se në lidhje me këtë rast kërkon marrjen e masave të menjëhershme.

Veliaj deklaroi se duhen marrë masa, ndërsa shtoi se çadrat duhet të lëvizin në varësi të faktit se cila zonë e Tiranës ka më tepër nevojë për ndihmë.

Këshilltarët duhet të zbresin në terren për të ndihmuar qytetarët. Nga të gjithë kërkoj raportim për atë që ka ndodhur dhe si është situata në terren nga tërmeti. Në çdo njësi administrative kemi stafe në terren. Nga raportimet që mora, mora vesh që në disa vende ka shumë çadra dhe në disa nuk ka fare. Për shembull nëse nuk ka nevojë aspak te Liqeni i Thatë, çadrat mund të lëvizen nga ky vend te Don Bosko a tjetër vend që ka më shumë persona”, tha Veliaj.

Erion Veliaj theksoi se duhen ndihmuar sidomos familjet në nevojë, pasi shtëpitë e të varfërve janë ata që preken prej lëkundjeve sizmike. Kryebashkiaku urdhëroi ngritjen e grupeve të punës për vlerësime të dëmeve.

“Do të duhet të vlerësojmë se cilat familje kanë nevojë më shumë dhe cilat nga ta kanë nevojë për një ndihmë afatgjatë. Nëse një familje ka shumë persona, atëherë kanë nevojë më tepër nevojë. Konviktet janë perfekt. Në Durrës, nëse nuk duan që të strehohen te Kavalishenca, mund të strehohen te Qyteti Studenti dhe banesat sociale. Një nga konviktet të bëhen pastër dhe të jetë gati. Punonjësit tanë social do të duhet që të komunikojnë me nxënësit, që njerëzit t’i kthehen normalitetit. Nuk do ketë shkollë në Tiranë që nuk do ketë psikolog që të ndihmojë nxënësit që ata t’i kthehen normalitetit, lojërave, mësimeve. Është më mirë kur ua mësojmë dhe shpjegojmë. Duhen parë edhe kush janë në vështirësi pa leje që të ndihmohen më shumë, sepse në tërësi ata që janë të varfër dëmtohen më shumë, për shkak se shtëpia e tij nuk ka ndërtim të fortë. Të ketë transparencë për çdo veprim. Duam mos të ketë spekulant. Të bëjmë foto e do akordohet fond, duke qenë rigoroz në kohë e procedura”, tha Veliaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit