Tërrnava: Të jemi të bashkuar edhe pas Ramazanit

Mos i humb

 

Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava ka dhënë mesazhin e tij me rastin e festës se Fitēr Bajramit, festë kjo e cila vjen pas agjërimit të muajit të shenjtë, Ramazanit.

Me ketë rast Tërrnava ka deklaruar se po e përcjellim muajin e kuranit fisnik, muajin e edukimit dhe humanizmit.

‘Sot në këtë ditë te fundit të Rmazanit e falënderojmë Allahun xh.sh për mundësin që na dha ta plotësojmë obligimin tonë’, tha Tërrnava.

Ai ka bërë një lutje dhe thirrje për të gjithë që të jemi të bashkuar sikur gjatë  mujit të shenjtë të Ramazanit edhe ditëve e muajve të tjerë .

‘Siç kemi qenë bashkë në Ramazan dhe si jemi bashkë nesër në festën e Fiter Bajramit të jemi gjithmonë kështu. Interesimi për tjetrin duhet te jetë duhet të jetë vlera jonë edhe pas muajit të shenjtë të Eamazanit’ ka shtuar mes tjerash myftiu Terrnava, raporton Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit