“Terrori ka goditur përsëri Francën”

Mos i humb

Prokurori i Parisit, Remy Heitz, në lidhje me sulmin e djeshëm të armatosur në Strasburg tha se terrori ka goditur përsëri shtetin e tij.

Heitz në një konferencë për media në lidhje me sulmin në fjalë tha se “Terrori ka goditur përsëri shtetin tonë”. Ai më tej shtoi se po vazhdon rreziku.

Prokurori Heitz thotë se sulmuesi është 29 vjeçari Cherif C., i cili më parë ishte dënuar 27 herë nga gjykatat në Francë, Gjermani dhe Zvicër për veprat penale vjedhje dhe përdhunim.

Ai tha se sulmuesi është radikalizuar në burg dhe shtoi se po vazhdojnë kërkimet për kapjen e sulmuesit. Heitz po ashtu bëri të ditur se sulmuesi, para ikjes me një taksi, është plagosur në krah nga zjarri i hapur nga ushtarët.

Ai njoftoi se 4 persona nga të afërmit e sulmuesit janë ndaluar dhe se njësia për luftimin e terrorizmit të Prokurorisë së Parisit ka filluar hetimet në lidhje me rastin.

Në anën tjetër, zëdhënësi i qeverisë së Francës, Benjamin Griveaux, në një konferencë për media pas takimit të këshillit ministror tha se presidenti Emmanuel Macron nuk preferon që të japë deklaratë përderisa po vazhdon operacioni për kapjen e sulmuesit. Griveaux bëri të ditur se Macron iu ka bërë thirrje edhe politikanëve për qetësi.

– U kalua në nivelin “e paralajmërimit të sulmit emergjent”

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Christophe Castaner, njoftoi se pas sulmit në Strasburg plani i veprimit për luftimin e terrorizmit është rritur në nivelin e “paralajmërimit të sulmit emergjent”.

Niveli i “paralajmërimit të sulmit emergjent” të planit të veprimit për luftimin e terrorizmit, i cili është pranuar për herë të parë në vitin 1978, ishte miratuar dy vite më parë nga Pallati Elysee.

Paralajmërimi për sulm emergjent, i cili është i vlefshëm për gjithë shtetin, mund të hyjë në funksion kur paraqitet rreziku për sulm apo menjëherë pas sulmit. Kur kalohet në këtë nivel, mund të mbyllen të gjitha autostradat dhe metrotë, si dhe mund të pezullohet mësimi shkollor.

Mbrëmë në afërsi të tregut të krishtlindjeve në Place Kleber, një nga sheshet kryesore të qytetit, ishin dëgjuar të shtënat me armë, ndërsa sulmuesi kishte ikur pas sulmit.

Policia kishte kryer bastisje në shtëpinë e tij, mirëpo nuk e kishte gjetur sulmuesin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit