TERRORI/ Rrëfimi i një mbijeturi: shpëtova vetë, por një fëmijë më vdiq ndër duar

Mos i humb

Një nga të mbijetuarit e sulmit terrorist në Zelandën e Re, Mustafa Boztas, e përshkroi gjithë çfarë ai përjetoi gjatë sulmit që ndodhi në xhami.

Boztas tha se sulmi filloi gjatë kohës që po mbahej hutbeja, dhe së pari ka menduar se ishte një tërmet. Shpejt, Boztas kuptoi se ishte një sulm terrorist, dhe me besimtarë të tjerë ai kërkoi strehim në cep të xhamisë.

“Më goditi në këmbë. Për një moment të shtënat ndaluan, ndoshta po mbushte armën. Pastaj e theva dritaren me dorën time dhe u hodha jashtë. Nëse do vonohesha dy sekonda nuk do të kisha mbijetuar. Kjo reflektohet edhe në pamjet e bëra nga terroristi. Ai më qëlloi kur po dilja jashtë nga dritarja”, tha Boztas.

Duke theksuar se situata ishte e papërshkrueshme dhe se njerëzit po kërkonin ndihmë nga të gjitha anët, Boztas tha se ishte përpjekur për të ndihmuar një fëmijë.

“Fëmija ishte ende me sytë hapur. U përpoqa ta mbaj në jetë, por ishte vonë. I mbylla sytë me dorën time”, tha ai.

Gjatë rrugës për në spital, Boztas e thirri nënën e tij me telefon dhe i tha asaj se ishte plagosur në një sulm terrorist dhe se kishte i kërkuar falje nëse kishte bërë një gjë të keqe ndaj saj përgjatë gjithë jetës. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit