Terroristët e PKK/PYD sulmojnë pozicionet e ushtrisë turke në Idlib

Mos i humb

Pjesëtarët e organizatës terroriste PKK/PYD në Afrin, në kufirin turko-sirian me predha minahedhëse kanë sulmuar pozicionet e misionit turk në Idlib.

Siç mëson gazetari i Agjensisë Anadolli në Idlib, militantët në Afrin, i cili i përket prefekturës së Halepit, kanë lançuar pesë predha në afërsi të pikës së vëzhgimit të ushtrisë turke në relacionin Idlib-Afrin.

Një predhë ra rreth 100 metra nga pozicioni i ushtrisë turke, ndërsa të tjerat ranë në një zonë të pabanuar.

Nuk pati të vrarë dhe as të plagosur, kurse ushtria turke iu kundërpërgjigj sulmit të organizatës terroriste.

Në kuadër të marrëveshjes të arritur në Astana në mes të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, forcat Turke më 12 tetor filluan transportin ushtarak.

Turqia ka paraparë të formojë 12 pika të vëzhgimit në Idlib. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit