Tetë pyetje të zakonshme për të cilat Kur’ani ofron përgjigje

Mos i humb

Mërzia dhe brenga me vete sjellin edhe një sërë pyetjesh e shqetësimesh, duke mos përfunduar, kështu, „pse-ja“.

Ja disa përgjigje kuranore për disa pyetje të zakonshme:

1. Përse sprovohemi?

Kur’ani përgjigjet: “A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.” (Ankebut, 2-3)

2. Pse gjithë këto ngarkesa?

Kur’ani përgjigjet: “All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi.” (El-Bekare. 286).

3. Përse nuk arrij të marr atë që kërkoj?

Kur’ani përgjigjet: “Ju mund ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (El-Bekare, 216) “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (Inshirah, 5-6).

4. Pse e humbim shpresën?

Kur’ani përgjigjet: “E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imran, 139)

5. Si mund të përballojë atë?

Kur’ani përgjigjet: “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.” (Ali Imran, 200). “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (El-Bekare, 45).

6. E çfarë fitoj unë nga kjo?

Kur’ani përgjigjet: “All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet.” (Et-Teube, 111).

7. Ku duhet të mbështetem?

Kur’ani përgjigjet : “Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s’ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!” (Et-Teube, 129).

8. Vërtetë nuk mund më shumë të durojë!

Kur’ani përgjigjet: “ Mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun”. (Jusuf, 87). “.. e mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-Zumer, 53).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit