Thaçi: Arsyeja e deportimit të shtetasve turq, rrezikimi i sigurisë kombëtare

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media foli lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq, pjesëtarë të FETO/PDY-së nga Kosova, i cili tha se sipas raportit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) arsye e vetme për deportimin e shtetasve turq është rrezikimi i sigurisë kombëtare.

Presidenti Thaçi deklaroi se ka pranuar një raport të hollësishëm nga AKI lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve me kombësi turke nga Kosova në Turqi, raport i cili sipas tij, në mënyrë të detajuar sqaron arsyet dhe procedurat që kanë dërguar deri te kërkesa e AKI-t, drejtuar departamentit kompetet në Ministrinë e Punëve të Brendshme për anulimin e lejeqëndrimit, respektivisht kërkesës për deportim të këtyre personave.

“Sipas këtij raporti arsyeja e vetme se përse këta shtetas me kombësi turke janë deportuar ka të bëjë me veprimet e tyre të paligjshme në Kosovë, të cilat gjithnjë sipas AKI-t, kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës. Pra arsye e vetme për deportim sipas AKI-t është rrezikimi i sigurisë kombëtare.”, thotë Thaçi.

Sipas AKI-t, shtoi Thaçi, edhe në të kaluarën ka pasur raste të njëjta të deportimit të shtetasve të huaj, të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitete që e kanë synuar sigurinë kombëtare. Ai theksoi se organet hetuese shtetërore janë duke e trajtuar rastin dhe se edhe avokati i popullit ka filluar hetimet e pavarura.

“Derisa të gjitha këto hetime nuk përfundojnë, ne duhet të kemi kujdes se si sillemi në raport me organet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë tonë kombëtare. Vija ndarëse ndërmjet çështjeve që janë trajtim i sigurisë kombëtare dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore është problematik e përhershme edhe në shtetet më demokratike të botës. Kosova nuk mund të paraqet përjashtim në këtë aspekt, sepse aktivitetet terroriste dhe të spiunazhit në vendin tonë, ashtu sikur në vendet tjera demokratike bëhen në format më të sofistikuara të mundshme. Këtë nuk e them për të justifikuar ndonjë veprim anti-ligjor të organeve që ruajnë sigurinë kombëtare të Kosovës, mirëpo për të sqaruar sa vështirë është lufta kundër terrorizmit, fundamentalizmit dhe parandalimit të aktiviteteve të spiunazhit në vendin tonë”, thotë Thaçi.

Presidenti kosovar poshtu shtoi se kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar dhe nuk mund të përdoret nga askush për ta akuzuar Kosovën për mosrespektim të Konventave Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kujtojmë se të enjten Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) kishte realizuar një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të sigurisë, MIT ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës. Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjelë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti Haradinaj kishte kërkar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit