Thaçi dhe Vuçiç takohen nesër në Bruksel

Mos i humb

Gjatë kohës sa pozita dhe opozita po akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të Kuvendit dhe nuk po bashkëpunojnë mes tyre, Thaçit dhe Vuçiçit u kanë mbetur edhe pak orë për t’u takuar në Bruksel.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të takohen nesër (7 shtator) në Bruksel. Ky takim është mundësuar nga pozita dhe opozita. Këmbëngulësia e dy palëve ka bërë që të dështojë Kuvendi, por jo edhe agjenda e Thaçit. Ai nesër do ta ketë mundësinë të flasë çka të dojë me homologun e tij, Vuçiqin, përfshirë shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës.

Edhe këtë javë deputetët e kanë dëshmuar se janë të zotë ta bllokojnë Kuvendin. Tri ditë radhazi Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë rezolutën kundër Thaçit si dhe ka dështuar të çojë përpara edhe ekipin negociator me Serbinë të emëruar së fundmi nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.

Para disa minutave shefat e Grupeve Parlamentare nga PDK dhe LDK kanë dalë me deklaratë për media duke thënë nuk është arritur asnjë marrëveshje në mes opozitës dhe pozitës. Dy palët po e akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadë.

Pak para se të dalin me këtë deklaratë, kryeparlamentari Kadri Veseli, kishte propozuar që asnjëra palë të mos e bllokojnë punën e Kuvendit, por që të marrin pjesë aktive në seancë. Ai tha se duhet të vendoset që dy çështjet e ngritura të diskutohen veç e veç dhe të votohen nga deputetët dhe rezultati i votimit të jetë u obligueshëm për të gjitha palët. Por as kjo nuk u rezlizua.

Për ta ndalur Thaçin, Vetëvendosje po thërret protestë masive kundër tij, por nuk dihet nëse kjo ide do ta ketë përkrahjen e LDK-së. Kjo pasi Agim Veliu tha se rrugët nuk janë zgjidhje dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodh tani për tani.

Sidoqoftë, takimi ndërmjet presidentëve është bërë i ditur javë më parë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit