Thaçi: Dialogu me Serbinë alternativë për normalizim të marrëdhënieve

Mos i humb

Thaçi në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Europiane dhe të Zhvillimit, tha se kjo konferencë është e mirëseardhur për diskutimin lidhur me dialogun, meqenëse e kuptojmë se ky proces është i vështirë por nuk kemi alternativë tjetër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura.

“Në të gjitha proceset ndërkombëtare, udhëheqja e Kosovës ka qenë e gatshme për marrëveshje politike me Serbinë. Edhe në vitet e rënda të luftës dhe paqe ne kemi qenë të gatshëm për marrëveshjen historike, kjo gatishmëri ka munguar në Serbi. Bisedimet me Serbinë ashtu siç kemi bërë bashkë edhe më herët, është zgjidhja më e mirë për politikën kosovare”, tha Thaçi.

Ndryshe, Presidenti Thaçi theksoi se ky proces do të jetë i vështirë por nuk kemi alternativë tjetër, por kërkoj që BE-ja dhe ShBA-ja të jetë garantuese e marrëveshjes përfundimtare, por edhe zbatimi i saj në praktikë.

“Arritja e marrëveshjes është interes nacional i Kosovës. Në duhet të jemi të bashkuar për t’i hapur rrugë Kosovës për anëtarësim në OKB, NATO dhe kudo. Besojmë që BE dhe ShBA do të duhet të jenë garantues jo vetëm të arritjes së kësaj marrëveshjeje, por dhe të zbatimit të saj. Jam i vetëdijshme për rreziqet politike dhe të sigurisë. Ky do të jetë proces i vështirë por nuk ka alternativë tjetër. Urgjenca për neve dhe Brukselin por edhe për Beogradin duhet të jetë korniza bashkëkohore e nëshkrimit të marrëveshjes. Bisedimet me Serbinë ashtu siç i kemi bërë bashkë do të duhet të na bashkon edhe në finalen e Brukselit, ky unitet politik është i domosdoshëm”, tha Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit