Thaçi: Do të firmos marrëveshjen. Korrigjimi i kufijve, zgjidhje për të dyja palët

Mos i humb

Pa marrëveshje për kufijtë, s’ka të ardhme europiane as për Kosovën e as për Serbinë.

Në një intervistë për televizionin francez “France 24”, presidenti kosovar Hashim Thaçi deklaroi se do ta firmosë marrëveshjen mes dy vendeve, pavarësisht zërave kritikë, për sa kohë BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë garancinë e njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, do të shmangte për çdo rast rreziqe të tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që nënkupton ‘Republika Srpska’. Prandaj mendoj se kjo zgjidhje është reale dhe do të duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët, por natyrisht e mirëpritur edhe nga bota demokratike”, tha Thaçi.

“Ajo e korrigjimit të kufijve nuk është një ide që unë do të doja ta prezantoja, por pas një konflikti kaq të gjatë dhe pas negociatash të shumta, dola në përfundimin se e vetmja mundësi është gjetja e një zgjidhjeje racionale dhe të pranueshme nga të dyja palët, e nëse dy vendet tona, Kosova dhe Serbia bien dakord me këtë çështje, askush nuk ka përse të jetë kundër”, shtoi më tej Thaçi.

“Kjo marrëveshje sjell stabilitet në rajonin e Ballkanit, e në asnjë moment nuk prodhon të kundërtën. Ata që flasin për ‘kuti të Pandorës’, – vazhdon kreu i shtetit kosovar, – nuk kanë vet një zgjidhje të qëndrueshme për të propozuar”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit