Thaçi flet për rëndësinë e librit, por s’tregon cili është i fundit që ka lexuar!

Mos i humb

Presidenti Thaçi ka folur me shumë pasion për librin me rastin e Ditës Ndërkombëtare duke thënë se kjo ditë i kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor.

“Kjo ditë, përpos botimit, leximt dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore. Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin”, shkruan ai në Facebook.

Përtej këtyre fjalëve shabllon që bëhen në ditë të tilla, presidenti nuk ka treguar nëse është duke e lexuar ndonjë libër aktualisht, apo të paktën cili është i fundit që e ka lexuar.

Dhe meqë jemi te libri, ish-kongresisti amerikan DioGuardi ka akuzuar Thaçin se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro ish-senatorit Robert Dole, vetëm që t’ia shkruajë parathënien e librit të tij, “New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys, për të cilin libër Thaçi thotë se nuk është i tij por i Kosovës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit