Thaçi-Haradinaj: Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë efekt në Kosovë

Mos i humb

Në takimin e mbajtur në Presidencën e Kosovës midis presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, është konstatuar se “tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë”.

Presidenca kosovare përmes një njoftimi me shkrim ka theksuar se gjatë këtij takimi është biseduar për shumë çështje politike, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Duke njoftuar se është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues mbi themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, në njoftim thuhet se kjo bëhet gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu, e jo ultimatumet, është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumë-etnike”, është konstatuar në takimin e mbajtur në Presidencë.

Gjatë takimit, njofton presidenca kosovare, poashtu është diskutuar për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjendja midis Kosovës dhe Serbisë u tensionua këtë javë kur Marko Gjuriç përkundër asaj që Ministria e Jashtme e Kosovës nuk kishte dhënë leje për hyrje në territorin e Kosovës, ai kishte hyrë për të marrë pjesë në një debat për dialogun në Kosovë. Pas kësaj, Policia e Kosovës arrestoi Gjuriçin në veri të Mitrovicës dhe e dërgoi në një stacion policor në Prishtinë. Më pas, policia të njëjtin e largoi nga territori i Kosovës.

Si rezultat të këtij rasti, edhe Lista Serbe e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, njoftoi se do të braktis Qeverinë e Kosovës dhe se për këtë vendim ka mbështetjen edhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kjo parti poashtu paralajmëroi se “nëse Prishtina nuk formon Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe, Lista Serbe do ta bëjë më 20 prill”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit