Thaçi informohet për hetimet rreth helmimit të punëtorëve të KQZ-së

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakën, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe Drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së.

Dje 9 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi që, pas kontaktit me zarfet e ardhura me postë prej Serbisë, në objektin e shërbimit të votuesve, kanë ndjerë efekte negative në shëndet.

Për këtë çështje, të hënën, siç bën të ditur komunikata nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund.

“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai u shpreh se është inkurajuese që të gjitha institucionet përgjegjëse i kanë marrë masat e duhura.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve.

Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.

Presidenti Thaçi ftoi për përmbajtje deri në përfundim të hetimeve.

“Ftoj për përmbajtje nga deklarimet politike dhe nga raportimet e pakonfirmuara deri në përfundimin e hetimeve”, u shpreh presidenti Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit