Thaçi jep fjalën: Ujmani, Trepça dhe Veriu do jenë pjesë e Kosovës

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka siguruar se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë se Ujmani, Trepça dhe Veriu i Kosovës do jenë pjesë e Kosovës me përfshirjen edhe të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

“Besoj fuqishëm se do të kemi përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën dhe garantojë edhe Gazivoda, edhe veriu i Mitrovicës dhe Trepça do të jenë pjesë e Kosovës dhe duhet të ndalen këto thashetheme”, ka thënë Thaçi.

Këto komente, presidenti Thaçi i bëri në një konference për media ku konfirmoj se në takimin me Ekipin Negociator të Kosovës, të përfaqësuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj iu ka ofruar informatën e nevojshme. nga dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas tij, synim i palës kosovare në Bruksel është arritja e një marrëveshje gjithpërfshirëse, e në këtë rast nuk harroi t’i përmend kufijtë.

“Synimi i palës kosovare mbetet që në javët e ardhshme të arrij një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar, që garanton pranimin e Kosovës në OKB, njohja nga Serbia dhe me këtë nënkuptohet edhe njohja globale për shtetin e Kosovës, definitivisht konsolidimi i plotë i shtetit tonë, që nënkupton se nuk do të ketë më kurrë luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë kufij sipas standardeve evropiane” tha presidenti Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit