Thaçi konfirmon: SHBA mbështetë fuqishëm dialogun me Serbinë

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se pas takimit me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të gjitha autoritetet në SHBA janë për një marrëveshje paqësore me Serbinë, që afron Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së.

Kreu i vendit ka bërë të qartë se SHBA-ja ka dhënë përkrahjen e plotë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA i ka dhënë mbështetje të plotë arritjës së një marrëveshje të qëndrushme mes Kosovës dhe Serbisë që rithekson njohjen reciproke, udhëtimine Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së si dhe me demarkimin e plotë të kufijëve”, u shpreh Thaçi.

Kosova nuk guxon të dështoi në procesin e dialogut me Serbinë me fajin e Kosovës, kështu u shpreh presidenti Thaçi duke ritheksuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve me Serbinë.

“Beteja me Serbinë zhvillohet në tavolinë ku janë ndërkombëtaret, krejt të parëndësishme është opinioni mes nesh. Kosova nuk guxon të dështoi në procesin e dialogut me fajin e Kosovës, pasi që në asnjë rrethanë nuk do të lejojë ndarje të Kosovës e as shkëmbim të territoreve, por do të arrijmë një marrëveshje të dakorduar me SHBA-në dhe me BE-në dhe me NATO-n.Duhet ta heqim qafë njëherë e përgjithmon Serbinë”, tha Thaçi.

Ndryshe, sa i përket udhëheqjes së tij në dialogun me Serbinë Thaçi ka thënë se e ka bekimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës.

“E kam bekimin e plotë të kushtetutës së Kosovës, nuk i iki përgjegjësisë sime kushtetuese, kombtare, shtetrore dhe personale”, tha Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit