Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës që ia ka bërë fabrikës së plastikës “Kivo” në Kaqanik, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe edhe në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Për shtetin e Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjeje përfundimtare, me marrëveshje finale, historike, të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës. Asnjë marrëveshje tjetër nuk e ka ndonjë vlerë apo ndonjë marrëveshje e përkohshme eventuale që do të mund të ishte. Pra marrëveshja do të jetë finale dhe e njohjes reciproke”, ka theksuar Thaçi, i cili që nga dje ka filluar të dal në terren.
Thaçi ka konfirmuar se më 18 korrik do të jetë takimi i radhës në Bruksel./Kosova Post/