Thaçi: Kosova mbetet e përkushtuar për procesin e dialogut

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Davos, ku ka vazhduar takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në kuadër të sesionit të Forumit Ekonomik Botëror me temë “Përshpejtimi i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku edhe ka treguar se kanë biseduar për perspektivën evropiane të rajonit, për bashkëpunimin rajonal dhe për tejkalimin e problemeve politike, si veprime që forcojnë paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

Ja postimi i tij:

Në Davos vazhdova takimet me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në kuadër të sesionit të Forumit Ekonomik Botëror me temë “Përshpejtimi i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.

Ne biseduam për perspektivën evropiane të rajonit, për bashkëpunimin rajonal dhe për tejkalimin e problemeve politike, si veprime që forcojnë paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

Fokusi i shtuar në rajon, si rezultat i strategjisë për procesin e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të publikohet së shpejti dhe Samitit i ardhshem i Sofjes e kanë vendosur zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si një nga prioritetet kryesore.

Viti 2018 është përcaktues në avancimin e agjendës evropiane për të gjitha shtetet e rajonit që janë të përkushtuara në procesin e anëtarësimit.

Pritjet tona janë që kjo strategji të paraqesë një perspektivë të qartë për Kosovën, sepse kjo do të mundësojë zbatimin e reformave dhe përshpejtimin e hapave në procesin e anëtarësimit.

Kosova mbetet e përkushtuar për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt, është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për paqe dhe normalizim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit