Thaçi kujton masakrën e Srebrenicës: Dënimi i kryerësve të gjenocidit, do të shërojë dhembjen e familjarëve

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar masakrën e Srebrenicës, masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Europë.

Për më tepër Presidenti Thaçi, ka shkruar se Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave.

 Postimi i tij i plotë:

Sot i bashkohemi qytetarëve të mbarë botës, të cilët po e kujtojnë masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Europë, masakrën e Srebrenicës.

Fëmijë, gra e burra u vranë egërsisht, prandaj vetëm njohja e së kaluarës dhe dënimi i kryerësve të gjenocidit, do të shërojë plotësisht dhembjen e familjarëve të tyre.

Masakra e Srebrenicës, 23 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri.

Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit