Thaçi: Liria, pavarësia dhe universiteti vlera të pandashme

Mos i humb

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënon 48 vjetorin e themelimit, i pranishëm në këtë përvjetor ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili deklaroi se sot në ditët kur po shënohet 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, duhet unitet politik dhe qytetarë, raporton Kosova Post.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se universiteti që mban emrin e Hasan Prishtinës në periudhë gjysmë shekulli ka dhënë profesorë, studentë, akademikë, heronjë, dëshmorë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Liria dhe pavarësia janë vlera të pandashme me vlerat e Universitetit të Prishtinës dhe liria duhet të pasurohet dhe të përtërihet. Kosova ka qenë është dhe do të mbetët Evropë dhe perëndim këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë, vendi i Kosovës e ka vendin në NATO. Sot kur po shënojmë 10 vjetorin e pavarësisë na duhet uniteti politik e qytetarë”, theksoi Thaçi.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, populli i Kosovës këto ditë është duke i shënuar tri ngjarje, 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, dhjetëvjetorin e pavarësisë së vendit dhe 48 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Ai shtoi se stafi akademik jo vetëm që po shkëlqen me mësimdhënie, studime por ata po nderohen edhe në gara botërore duke e ngritur lartë Kosovën në sferën akademike botërore.

Ndërsa, Arbër Geci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se MASHT mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me drejtuesit e UP-së që studentët të kenë mundësi t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

“MASHT do të angazhoj të gjitha mekanizmat për ta forcuar atë në mekanizmat ndërkombëtar dhe UP do jetë tempull i dijes që edukoi gjeneratën e lirisë së Kosovës”, tha Geci.

Në këtë ceremoni për të shënuar 48 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u dha edhe një dokumentar i cili pasqyronte rrjedhat e themelimit të këtij universiteti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit