Thaçi mesazh nga Davosi: Fqinjësia e mirë me vendet e rajonit një nga synimet e Kosovës

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se synimi i Republikës së Kosovës është stabiliteti i qëndrueshëm ekonomik për një perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë me vendet e rajonit.

Kështu është shprehur Thaçi në “Facebook’, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor, në të cilin tha se do të paraqesë rrugën e zgjedhur të vendit.

“Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor.

Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shpreh edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë sot pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, i cili mbahet në Zvicër.

Thaçi do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

Thaçi do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Në Davos po qëndron edhe homologu serb i Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiç.

Po ashtu, ai pritet të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit