Thaçi në Paris: Kosova po zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht

Mos i humb

Tragjedia në Bejrut, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Të trishtuar për këtë ngjarje, jemi pranë popullit libanez

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh ngushëllime për ngjarjen tragjike të ndodhur në Bejrut të Libanit, ku nga shpërthimi i fuqishëm në port...

Libani shpall gjendje të jashtëzakonshme në Bejrut

Në seancën e djeshme të mbajtur në pallatin presidencial, qeveria po ashtu vendosi që zyrtarët e portit të qëndrojnë nën arrest shtëpiak,...

Në ‘luftë’ prej 1949/ Izraeli ndihmon armikun në ditët e vështira, dërgon mjekë në Liban

Që prej vitit 1949 nuk kanë një marrëdhënie diplomatike, madje e konsiderojnë njëra- tjetrën armike, e megjithatë në këtë situatë të vështirë...

Zeka: Do të ketë rënie të të hyrave buxhetore për vitin 2020

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se është shumë herët të flitet për ndikimin që ka pasur...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferencën e Parisit, që po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës, sot para të pranishmëve ka folur për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës në kuadër procesit të integrimit në BE.

Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës bëhet e ditur se Presidenti Thaçi gjatë konferencës ka thënë se Kosova si shtet i ri po zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve, “mirëpo me rigorozitet i zbaton edhe politikat e zhvillimit për të përmbushur standardet evropiane në të gjitha fushat, sepse qëllimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

“Të gjitha politikat qeveritare i kemi zbatuar me standardet e BE-së, gjë që është në përputhje me qëllimin përfundimtar për integrimin tonë euroatlantik. Zhvillimi ynë politik dhe ndërtimi i institucioneve, reforma e administratës publike, reforma gjyqësore dhe forcimi i sundimit të ligjit është modeluar nga afër në përputhje me kriteret e BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se reformat e vazhdueshme janë të domosdoshme dhe ato bëhen jo vetëm që të jemi në gjendje të anëtarësohemi në BE, edhe pse është fakt se mbi 95 për qind e popullatës është në favor të anëtarësimit në BE.

“Planet tona në politikën ekonomike dhe të reformave strukturore janë konceptuar, dizajnuar dhe zbatuar në përputhje me kriteret e pranimit ekonomik, përkatësisht për të siguruar një ekonomi tregut të lirë, që është në gjendje të përballojë presionet konkurruese të tregut të BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se tash po punohet drejt krijimit të kushteve ekonomike për të rritur eksportet, për të tërhequr investime të huaja dhe për të integruar bizneset e Kosovës në zinxhirin e vlerave ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi ka thënë se sukseset e Kosovës i dëshmon edhe raporti i Bankës Botërore në të bërit biznes, ku Kosova kishte një përmirësim të ndjeshëm në renditje, nga vendi i 60 në atë të 40. Por, sipas tij, ngjashëm me fqinjët tanë, edhe ne kemi probleme me ekonominë joformale dhe për më tepër, Kosova ende sfidohet nga shkalla e lartë e papunësisë.

“Megjithatë, përmirësimet po bëhen vazhdimisht në të gjitha fushat relevante dhe duke marrë parasysh se në vitin e ardhshëm do ta festojmë dhjetëvjetorin tonë si një vend i pavarur, rezultatet janë mjaft inkurajuese”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova ende është duke pritur që puna e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave të kurorëzohet me sukses, sepse siç tha “jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk kemi të drejtë të lëvizim pa viza”.

Në Konferencën e Parë të Parisit, presidenti Thaçi ka folur edhe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ky dialog tani po hyn në një fazë të re dhe është shprehur i bindur se një marrëveshje përfundimtare do të arrihet brenda një të ardhme jo të largët.

“Dialogu deri tani ka dhënë shumë rezultate pozitive dhe mbetet çelësi i vetëm për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve respektive, si kusht i domosdoshëm për integrim në BE dhe NATO”, ka thënë ai.

Duke marrë në konsideratë kontekstin historik dhe gjeostrategjik, presidenti Thaçi ka thënë se BE-ja duhet ta ketë një valë të vetme të zgjerimit me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, që ato të anëtarësohen në BE në të njëjtën periudhë kohore, sepse ngjashmëritë ndërmjet tyre janë shumë evidente në të gjitha fushat. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...