Thaçi: Nëse s’ka marrëveshje, jemi dy vende të humbura

Mos i humb

Ka filluar në Bruksel takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Thaçi ka deklaruar se do të punojë me vullnet të mirë për të arritur marrëveshje me shtetin fqinj. Kjo marrëveshje sipas tij, ka fuqinë që të hapë perspektivën evropiane për të dy shtetet e përfshira.

“Sot jemi këtu në Bruksel për të shënuar fillimin e fazës finale të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian për rolin që e ka marrë në udhëheqjen të këtij procesi, por dhe mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E di që do jetë një proces i vështirë, i rëndë, por është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për arritjen e paqes dhe marrëveshjes përfundimtare për normalizim dhe pajtim. Kosova është gati të punoj në mënyrën shumë të përgjegjshme që të arrihet marrëveshja duke u bazuar në standardet dhe vlerat evropiane”, u shpreh ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit