Thaçi nuk dekreton ligjin e pagave, hynë në fuqi automatikisht

Mos i humb

Presidenti i Kosovvës, Hashim Thaçi mbrëmë deri në orën 24.00 ka pasur kohë që ta dekretoj Ligjin për Paga. Mirëpo, pas përfundimit të afatit ligjor ky projektligji ka hyrë në fuqi në mënyrë të heshtur duke mos e dekretuar e as kthyer mbrapa në Kuvend.

“Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e që Kosova Post mori nga Zyra për Informim e Presidencës së Kosovës.

Ndryshe, Ligji i pagave është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt. Me miratim i këtij ligji ka pasur reagime nga  nga shërbyesit civilë të Kosovës, kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, Sindikata e Korporatës Energjetike e Kosovës, Sindikata e punëtorëve në Shërbimin Korrektues, Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë, Sindikata e RTK-së si dhe mësimdhënësit e ciklit të ulët, të cilet janë ndarë të pakënaqur dhe kanë kërkuar nga presidenti ta kthejnë mrapshtë ligjine pagave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit