Thaçi nuk do të “humbë kohë”, paralajmëron konsultime me liderët e partive politike

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i thërrasë së shpejti për konsultime liderët e të gjitha partive politike. Këtë deklaratë, ai e ka bërë të enjten, një ditë pas rrëzimit të Qeverisë.

“Pas rënies së Qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do t’i fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit,unitetit dhe të gjithpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit do ta respektoj në plotëni Kushteturën dhe ligjet e vendit”, ka thënë ai.

Thaçi ka folur pas vizitës në Qendrën Mjekësore të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ku u shoqërua edhe nga komandanti i Forcës, general-lejtnanti Rahman Rama.

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkuren mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, duke e rrëzuar atë. Votimit në Kuvend i ka paraprirë një debat maratonik.

Beteja politike në Kosovë, që kulmoi me mocionin e mosbesimit, nisi para më shumë se një jave, kur presidenti Hashim Thaçi firmosi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, gjë për të cilën Qeveria nuk u pajtua. Një ditë më vonë, Agim Veliu i LDK-së do të shkarkohej nga pozita e ministrit të Brendshëm, gjë të cilës LDK-ja do t’i përgjigjej me inicim të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, pjesë e të cilës ishte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit