Thaçi për HRT: Nuk e harrojmë gjenocidin e Serbisë

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kroacisë (HRT), duke folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se marrëveshjet Kosovë – Serbi çojnë tërë Ballkanin Perëndimor përpara drejt perspektives europiane.

“Çdo armiqësi e re Kosovë – Serbi nënkupton stagnim për dy vendet, por edhe për rajonin, sepse raporti Kosovë – Serbi nuk nënkupton vetëm raport të dy vendeve, por ka një reflektim më të gjerë”, ka theksuar ai.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova e Serbia do të arrijnë marrëveshje për normalizim, për paqe dhe pajtim të qëndrueshëm ndërshtetëror.

“Kosova nuk e harron gjenocidin e Serbisë që e ka kryer në Kosovë, por jemi të vendosur të ndërtojmë paqe”, ka shtuar ai.

Presidenti ka komentuar edhe vrasjen e Oliver Ivanoviçit, duke thënë se kjo vrasje nga të dhënat preliminare, nuk ka të bëjë asgjë me raportet shqiptare dhe serbe./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit