Thaçi: Sali Çekaj e ka bërë të qartë rrugën e Kosovës për çlirimin e atdheut

Mos i humb

U mbajt sot Akademia Përkujtimore e rënies së Heroit Sali Çekaj, Dita e veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes2018” ku në të cilën mori pjesë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Presindenti Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dëshmori Çekaj tërë energjinë morale fizike e vendosi në shërbim të çlirimit të atdheut, ai gjithashtu tha që ai ishte njeri i drejtësis ku së bashku me ushtarët e tjerë me të filluar lufta i’u përgjigjë momentit historikë të atëdheut për të luftuar për vendin e tij.

“Si emigrant Sali Çekaj luajti rolin bashkues te shqiptarët në diasporë. Me të filluar lufta, ai së bashku me shumë të tjerë iu përgjigj momentit historik. Ai iu përgjigj UÇK-së duke treguar një profesionalizëm të lartë. Tërë këto cilësi ai i dëshmoi në beteja, ku mbolli guxim dhe me nder e mbajti nofkën veteran, ai e donte drejtësi, Ai me nder mbarti nofkën luftari I brigadës 138”, tha Thaçi

Gjithashtu ndër të tjera Kryeministri Thaçi, tha që Çekaj është shembull dhe inspirim për gjeneratat e reja dhe që ai asnjëher nuk u largua nga përgjegjësitë që kishtë marr si luftëtar i denjët.

“Ai me nder mbarti nofkën luftarë I” Brigadës 138”,  ai dhe komandanët e tjerë kanë treguar sakrificë suprem që ne sot krenohemi me emrin dhe veprën e tyre. Heroizmi i Sali Çekaj do të mbetet inspirim dhe shembull për të gjithë gjeneratat e reja”, ka thënë Thaçi në fjalimin e mbajtur./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit