Thaçi shpalli vitin 2019, vit të NATO-s në Kosovë

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur vitin 2019, vit të NATO-s në Kosovë.

Nga kabineti presidencial vendimi për shpalljen e këtij viti, vit të NATO-s, sqarohet me atë se “sivjet shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim që ka ndodhur pas masakrave, pastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe ndaj banorëve civilë në Kosovë si dhe pas përpjekjeve të dështuara diplomatike botërore që të gjendet zgjidhje paqësore për Kosovën”.

“Më 24 mars të vitit 1999, forcat ajrore të NATO-s filluan fushatën e bombardimeve kundër objektivave të shtetit serb, e që zgjati gjithsej 78 ditë, duke ndaluar në këtë mënyrë gjenocidin dhe duke sjellë lirinë për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se populli i Kosovës gjithmonë do t’u jetë falënderues shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit