Thaçi: S’ka autonomi për veriun, Lugina do ti bashkohët Kosovës

Mos i humb

 

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë një konferencë për media ka bërë të ditur se në dialogun me Serbinë do ta paraqesë kërkesën dhe të drejtën e qytetarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, duke siguruar qytetarët e Luginës së Preshevës se deri në fund do të bëjë përpjekje që vullneti i tyre të realizohet për bashkim me Kosovën.

“Shteti i Kosovës nuk guxon t’i mbyll sytë dhe ta injorojë një mundësi të tillë historike dhe të papërsëritshme.  T’i themi po kërkesës për bashkim të Luginës me Kosovën.Nuk mund të jem më i qartë se kaq dhe kjo mundësi nuk do të jetë e hapur përgjithmonë. Ne rast se humbet një momentum i till kot do të derdhim lotë krokodili” tha presidenti Thaçi duke siguruar se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën nuk hap kutinë e Pandorës dhe as nuk ka efekt domino.

“Kosova duhet të jetë e gatshme për demarkimin me Serbinë, pra do të jetë 400 km për korrigjim mes Kosovës dhe Serbisë, pres mbështetje edhe nga NATO në këtë drejtim, duhet të jemi të qartë për kërkesën e përfaqësueseve të Luginës se Preshevës për bashkim, përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë dhe nuk duhet të injorohet një mundësi e papërsëritshme

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit